Rubin: Kam kujtime të dashura me liderët e UÇK’së, nuk do të thotë se do të mbështesja gjithçka që ka ndodhur

Aktuale

Rubin: Kam kujtime të dashura me liderët e UÇK’së, nuk do të thotë se do të mbështesja gjithçka që ka ndodhur

Më: 11 prill 2023 Në ora: 12:39
James Rubin, përgjegjës i Qendrës Globale të Angazhimit në Departamentin amerikan të Shtetit

James Rubin, përgjegjës i Qendrës Globale të Angazhimit në Departamentin amerikan të Shtetit, duke folur për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, tha se qëndrimi i SHBA-së për UÇK-në ka evoluar ndër vite.

Në ditët e para, kujton ai, SHBA-ja i ka dënuar “aktivitetet terroriste të kryera nga grupet shqiptare”, por me evoluimin e procesit të paqes, thotë se UÇK-ja është bërë qendër e atij procesi.

Walker për 'Marshin për Drejtësi': Do të doja të marshoja me ju, kriminelë…

“UÇK-ja luajti një rol vendimtar në marrëveshjet që u nënshkruan nga krerët e saj dhe në zbatimin e çmilitarizimit të premtuar”, thotë Rubin për REL.

“Unë kam kujtime të dashura të punës me liderët e tyre. Kjo nuk do të thotë se çdo gjë që ka ndodhur në atë kohë të luftës, është diçka që unë do ta mbështesja”, shton ai.

Gjatë luftës në Kosovë në fund të viteve 1990, Rubin ka qenë ndihmëssekretar i Shtetit amerikan.

Kosova i ka ndarë në vitin 2013 Medaljen Presidenciale të Meritave për angazhimin e tij për çlirimin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat