Krasniqi: 15 vite pas miratimit të Kushtetutës, kemi një Qeveri e kryeministër që merr veprime antikushtetuese

Aktuale

Krasniqi: 15 vite pas miratimit të Kushtetutës, kemi një Qeveri e kryeministër që merr veprime antikushtetuese

Më: 9 prill 2023 Në ora: 12:43
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se Kushtetuta është pasqyrë e vlerave bashkëkohore të shoqërisë tonë.

Në 15 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Kosovës, Krasniqi ka thënë se fatkeqësisht sot kemi një Qeveri dhe një kryeministër që ndërmerr veprime antikushtetuese.

“Për fat të keq, sot në Qeveri kemi një kryeministër dhe shumë ministra që disa herë kanë ndërmarrë veprime anti-kushtetuese, nga përpjekja për ta vënë nën kontroll dhe për ta cenuar integritetin e Këshillit Prokurorial të Kosovës, ndërhyrja e MASHTI-t në kompetencat e nivelit lokal, si dhe cënimi i lirisë së lëvizjes së qytetarëve gjatë pandemisë, e një varg shkeljesh tjera që janë duke u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Krasniqi.

Ai ka shtuar se PDK mbetet e përkushutar ta mbrojë dhe ta ruaj Kushtetutën.

“Megjithatë, PDK mbetet e përkushtuar ta mbrojë dhe ruaj këtë akt thelbësor të shtetësisë së Republikës sonë, duke denoncuar çdo veprim që bie ndesh me dispozitat themelore dhe rendin tonë kushtetues. Urime Dita e Kushtetutës, qytetarë të Kosovës!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat