Hamiti: Kosova është pothuajse pa politikë të jashtme

Aktuale

Hamiti: Kosova është pothuajse pa politikë të jashtme

Më: 8 prill 2023 Në ora: 16:55
Muhamet Hamiti

Ish-ambasadori i Kosovës në Londër, Muhamet Hamiti, ka kritikuar Qeverinë Kurti për politikë të jashtme.

Ai ka thënë se në këto dy vite Kosova pothuajse nuk ka pasur politikë të jashtme.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti deri me tano nuk ka sjell asnjë njohje dhe asnjë anëtarësim të rëndësishme në ndonjë organizatë ndërkombëtare.

“Kosova është pothuajse pa politikë të jashtme. Kosova nuk e ka siguruar asnjë njohje në këto dy vjet qeverisje.

Asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Këto dy vjet do të mbahen mend për: 1) keqësim të marrëdhënieve të Qeverisë me aleatin tonë më të madh, SHBA-të, për çka dëshmon ambasadori i Kosovës në Uashington, në raportin konfidencial që rrodhi në publik; 2) raporte ndërkombëtare për korrupsion qeveritar e pandëshkueshmëri; kujto raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit që e thotë këtë; 3) një shërbim diplomatik të cenuar e të nëpërkëmbur, me shkelje ligjore të Ministrisë së Jashtme; 4) dëmtim të rëndë të imazhit të Kosovës me një ambasador politik, të korruptuar, si Martin Berishaj, që pandehet për aferë multimilionëshe; dhe 4) nënshtrim në dialog me Serbinë, krejt ndryshe nga çka kishte premtuar kjo Qeveri popullsitë”, ka thënë Hamiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat