Gërvalla u kërkon grave që ta shfrytëzojnë mundësinë për të studiuar

Aktuale

Gërvalla u kërkon grave që ta shfrytëzojnë mundësinë për të studiuar

Më: 7 prill 2023 Në ora: 11:37
Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka thënë se qasja e Qeverisë në fuqizimin e gruas është evidente, pasi sipas saj, ndarja e bursave për shkollimin e tyre është rritur.

Në konferencën “Fuqizimi Ekonomik i Grave në Ballkanin Perëndimor”, kryediplomatja kërkoi nga gratë që ta shfrytëzojnë mundësinë për të studiuar në profesione të ndryshme.

“Qeveria e Kosovës ka ndarë bursa për gratë që kanë dashur të studiojnë në profesione të ndryshme dhe shumë vajza të reja e kanë shfrytëzuar këtë mundësi dhe në dy vitet e ardhshme do të kemi gjeneratën e parë që më shumë do të jenë gra sesa burra dhe do të shohim se si do ta ndryshojë fytyrën e këtij vendi dhe fushave ekonomike”.

“Shoqëria civile dhe akademia duhet më shumë të fokusohet në ofrimin e mjedisin e duhur për gratë dhe vajzat. Qeveria është e zotuar për buxhetimin sensitiv gjinor për të siguruar nevojat për gratë në mënyrë që buxheti të drejtohet aty ku u duhet”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat