Shpend Ahmeti befason me reagimin e fundit, mbështet qeverinë – ka një mesazh ironizues për opozitën

Aktuale

Shpend Ahmeti befason me reagimin e fundit, mbështet qeverinë – ka një mesazh ironizues për opozitën

Nga: A.M. Më: 6 prill 2023 Në ora: 18:51
Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj opozitës pas kritikës së saj ndaj shtesave prej 10 euro për fëmijë.

Ai përmes një postimi në Facebook mbështeti këtë vendim të qeverisë Kurti, ku tha se “10 euro nuk janë të njejta si për juve si për ata në nevojë”.

“Ato dhjetë euro nuk janë shumë por janë 10 më shumë se ju që i keni dhënë. Se edhe në kohën e juaj ka pas shpenzime familjare.

Prej 100 gjërave me e kritiku këtë qeveri, mos i zgjedhni ato që juve ju qesin edhe më keq”, shkroi Ahmeti, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Edhe unë mendoj që shtesat 10 euro për fëmijë nuk mjaftojnë, por janë më shumë se zero. Kur dëgjoj opozitën se kritikon shtesat, medemek kurgjë nuk janë për shpenzimet e një familjeje, thjeshtë me duket ironike. Ato dhjetë euro nuk janë shumë por janë 10 më shumë se ju që i keni dhënë. Se edhe në kohën e juaj ka pas shpenzime familjare.

Prej 100 gjërave me e kritiku këtë qeveri, mos i zgjedhni ato që juve ju qesin edhe më keq. 10 euro nuk janë të njejta si për juve si për ata në nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat