Vëllai i Donjetës: Njerëzit kriminel në drejtësi janë duke dashtë me zor me të bë kriminel

Aktuale

Vëllai i Donjetës: Njerëzit kriminel në drejtësi janë duke dashtë me zor me të bë kriminel

Më: 6 prill 2023 Në ora: 18:13
Donjeta Pajaziti

Vëllai i viktimës Donjeta Pajaziti, Shkëlqim Pajazitaj, ka thënë se për neve si familje ka qenë e papritur.

“Ne kurrë s’kemi besuar që mund të lirohet. Tri herë me u denu e burg të përjetshëm dhe në fund me u liru, kjo ndodhë vetëm në Kosovë”, tha Pajazitaj.

Sipas tij nëse ishin shikuar kamerat që i kanë marrë dhe nëse ishte marrë përbazë dëshmia e vajzës së të dyshuarit atëherë nuk kishin ardhur deri te ky vendim.

“Sinqerisht shumë e vështirë, që 7 vjet me u merrë me këtë pune dhe në fund me ardhë te ky vendim. Gjykatat nuk janë duke e kryer punën si duhet”, tha ai.

Ata si familja kanë thënë se “jena lodh dhe nuk po dijmë as çfarë me ba, do të takojmë prokurorin me kerku sqarime.

“Njerëzit kriminel tu punu në drejtësinë e Kosovës janë tu dashtë me të shtu me zor me u bë kriminel”, tha Pajazitaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat