Shoku septik vret 56 vjeçaren, Gjykata e liron mjekun: “Gabimet mjekësore ndodhin kudo”

Aktuale

Shoku septik vret 56 vjeçaren, Gjykata e liron mjekun: “Gabimet mjekësore ndodhin kudo”

Më: 1 janar 1970 Në ora: 01:00
Foto ilustrim

Një grua 56 vjecare vdiq nga shoku septik në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë. Edhe sot familja vazhdon të kërkoj drejtësi për vdekjen e më të dashurës së tyre.

Tetë vite më parë, Nevrije Dermaku nga Gjilani, shkoi në spitalin e qytetit ngase kishte një shqetësim. Kishte dhimbje në tëmth apo në idhëz, organ ky i cili gjendet nën mëlqi, në anën e djathtë mbi abdomen.

Dhimbjet nuk dolën të jenë edhe aq të vogla. Nevrija u detyrua që t’i nënshtrohej një operimi në krye me kirurgun Sejdullah Mahmuti.

Familjarëve, të cilët po e prisnin nën ethe daljen e doktorit nga salla, iu tha që operimi u krye me sukses.

Tetë vite prapa, i biri i Nevrijes, Edon Dermaku, në një rrëfim ekskluziv për Kiks Kosovën, thotë se pavarsisht pohimeve të ekspertëve, nënës së tij nuk po i pushonin dhimbjet.

Gjendja e 56 vjeçares nuk po përmirësohej dhe familjarët, sipas të birit Edonit, kishin kërkuar nga personeli mjekësor që t’i bëhej një ultraza.

Incizimi nuk iu bë dhe sipas tij, doktori Sejdullah Mahmuti po e neglizhonte gjendjen e Nevrije Dermakut.

Me këshillën e një mjeku tjetër në spitalin e Gjilanit, i cili pa rastësisht Nevrijen dhe dosjen e saj, ultrazëri u bë. Në këtë skenim të gjendjes së brendshme doli në pah edhe problemi i cili po i shkaktonte të ndjerës fryerjen e barkut.

Pas këtij rezultati, Edoni sjell të ëmën ta dërgoj në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë ku i jepet lajmi se gjendja është serioze dhe se e ndjera është duke u përballur me një helmim të organizmit.

I gjithë helmimi, rrëfen Edoni, kishte ardhur si pasojë e prerjes së zorrës së hollë gjatë operacionit të parë në Spitalin e Gjilanit.

Pas operimit të parë në spitalin e Gjilanit, e ndjera iu nënshtrua edhe dy ndërhyrjeve të tjera në QKUK.

Të pikëlluar me vdekjen e parakohshme të së ëmës, familjarët drejtuan gishtin në drejtim të doktorit i cili e kreu operimin, kirurgu Sejdullah Mahmuti.

Kësisoj, familja vendos që të bëj padi ndaj specialistit të kirurgjisë i cili ishte në krye të operimit.

Pas vdekjes së Nevrijes, QKUK-ja, kishte lëshuar një dokument i cili vërtetonte që pacientja kishte ardhur me dy prerje në zorrë.

Por ky dokument, Prokurorisë nuk i mjaftonte për dëshmi. Andaj, u vendos që tre javë pas varrimit, Nevrije Dermakut t’i bëhet autopsia.

Zhvarrosja e trupit për rezultatet e autopsisë u bw mirëpo mjekwsia ligjore konstatoi se tashmë ishte vonë për një ekspertizë të saktë.

Të gjitha vonesat që i biri i Nevrijes thotë t’i jenë bërë nga Prokuroria, sipas tij, lidhen vetëm me një emër.

Përvec vonesave në Prokurori, Edon thotë se pengesa kishte hasur edhe në gjetjen e një avokati. Të gjithë po e refuzonin. Përsëri të gjithë këto pengesa ai i lidh me vetëm një emër.

Gabimin të cilin pretendohet nga familja se e bëri kirurgu, dy prerjet që gjendeshin në zorrë dhe të ndjerën e cuan drejt vdekjes, Edoni thotë se e saktësojnë edhe dy ekspertiza të tjera.

Prerjet i dëshmon edhe një ekspertizë tjetër ligjore, e cila nënvizon që prerjet janë bërë nga dora e njeriut.

Mirëpo një gjë të tillë, Mahmuti nuk e pranoj asnjëherë në Gjykatë.

Kësaj lufte që Edoni i hyri që nga viti 2015, Gjykata Themelore në Ferizaj i dha fund pas7 vitesh, më 27 tetor të vitit 2022 duke e liruar nga aktgjykimi të pandehurin Sejdullah Mahmuti.

Mahmuti u lirua nën arsyetimin që gabimet mjekësore mund të ndodhin në gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat