Prindërit e Thaçit përcjellin drejtpërdrejt seancën gjyqësore

Aktuale

Prindërit e Thaçit përcjellin drejtpërdrejt seancën gjyqësore

Më: 3 prill 2023 Në ora: 14:23
Prindërit e Hashim Thaçit

Haxhi dhe Hyra Thaçi, prindërit e ish-Presidentit Hashim Thaçi, po përcjellin drejtpërsëdrejti procesin gjyqësor i cili ka nisur zyrtarisht që sot, ku për orë të tëra Prokuroria Speciale ka shpaluar aktakuzën ndaj ish-Krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit — për krime të pretenduara të luftës dhe krime të pretenduara kundër njerëzimit.

Në ditën e djeshme kur po marshohej masivisht në Prishtinë në mbështetje të liderëve të UÇK-së, e ëma e ish-Presidentit doli me një fotografi ku veshur kishte një bluzë me fotografitë e të paraburgosurve në Hagë. Në mbishkrimin e bluzës thuhej: Liria jeni ju!.

Haxhiu, i ati i Hashim Thaçit, ishte shprehur tejet i mërzitur në një vjetorin e paraburgim të të birit të tij, derisa shprehej se shpreson që sa më parë të liroheshin.

“Unë mendoj se do të lirohet së shpejti sepse janë të pafajshëm tanë. Të fortë janë kanë edhe kanë me kanë. Ku të qëllojnë ata kanë me kanë të fortë”, ishte shprehur ai.

Katër krerët e UÇK-së mohuan fajësinë për tërë pikat e aktakuzës këtë të hëne derisa seanca po vazhdon ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat