“Ky është kërcënim serioz për familjet e viktimave”, kundërshtohet fuqishëm ‘Marshi për Drejtësi’

Aktuale

“Ky është kërcënim serioz për familjet e viktimave”, kundërshtohet fuqishëm ‘Marshi për Drejtësi’

Nga: A.M. Më: 2 prill 2023 Në ora: 20:02
Pamje nga marshi për drejtësi

Xhevat Dajaku, vëllai i Besim Dajakut, i cili ishte njëri nga viktimat e vrasjeve politike, i cili u qëllua për vdekje në një atentat në tetor të vitit 2001, ka reaguar ashpër ndaj marshit për drejtësi që u mbajt në Prishtinë.

Ai tha se asnjëherë nuk u organizuan marshe për vrasjet misterioze, derisa rikujtoi se Specialja u themelua nga Amerika dhe nuk do arrijnë ta zhbëjnë atë.

“Ky marsh është një kërcënim serioz për familjet e viktimave, ky marsh iu tregon familjarëve, dhe atyre që na shliruan se s'do të ketë drejtësi në Kosovë, pra krimi është "zot" në Kosovë”, shkroi Dajaku në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Për mbi njëqind vrasje misterioze dhe asnje marsh, katër-pesë të arrestuar që dyshohen për vrasje të organizuara dhe marshin mezi e nxan kryqyteti!...

Veç mos harroni se gjykatën e ka mjeshtru Amerika s’prishet edhe mi hangër ju asfalltin e Prishtinës.

Ky marsh është një kërcënim serioz për familjet e viktimave, ky marsh iu tregon familjarëve, dhe atyre që na shliruan se s'do të ketë drejtësi në Kosovë, pra krimi është "zot" në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat