Pacolli për Marshin për Drejtësi: Sot jemi të gjithë të bashkuar

Aktuale

Pacolli për Marshin për Drejtësi: Sot jemi të gjithë të bashkuar

Më: 2 prill 2023 Në ora: 17:19
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, e ka mbështetur marshin e sotëm në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë.

Pacolli, përmes një postimi në Facebook, tha se UÇK-ja nuk ishte gjë tjetër veçse një ushtri çlirimtare, ashtu siç mbrohen popujt në luftë me okupatorin nga sulmet luftarake.

“Marshimi dinjitoz i sotëm është jo vetëm për UÇK-në, për dëshmoret por edhe për ata që sot po mbahen padrejtësisht nëpër burgje pa baza ligjore dhe pa akuza të dëshmuara.

Ne sot jemi të gjithë të bashkuar”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat