Opinionisti Refik Hasani është takuar me deputetin e vetëm shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi.
Ata kanë biseduar “mbi gjendjen në Luginë të Preshevës, dhe bisedimet në mes të Kosovës e Serbisë, në mos përfshirjen e çështjes së kësaj Krahine në këto bisedime”.
Postimi në Facebook:
Sot, në Bujanoc Deputeti Shaip Kamberi, takoi veprimtarin nga Malësia e Bujanocit Refik Hasani.
Deputeti i vetëm në Parlamentin e Serbisë po vazhdon dinjitetshëm të mbrojë interesat dhe kërkesat legjitime të krahinës shqiptare, që po përballen me sfidën e pasivimit të adresave, si një pastrimi etnik e diskriminim duke u ballafaquar veçmas në Medvegjë, Malësi të Bujanocit, por edhe në Komunën e Preshevës.
Veprimatari dhe opinionisti Refik Hasani e deputeti Shaip Kamberi bashkëbiseduan mbi gjendjen në Luginë të Preshevës, dhe bisedimet në mes të Kosovës e Serbisë, në mos përfshirjen e çështjes së kësaj Krahine në këto bisedime.
Bashkëbisedimi është fokusuar për problematikat e shumta, që kërkojnë koordinim të domosdoshëm edhe me Prishtinën e Tiranën.