Gjocaj: Remonti i Kosovës B, një nga arsyet për shtrenjtim të rrymës

Aktuale

Gjocaj: Remonti i Kosovës B, një nga arsyet për shtrenjtim të rrymës

Më: 29 mars 2023 Në ora: 19:10
Liron Gjocaj

Liron Gjocaj, nga INDEP, ka thënë se remonti i Kosovës B është një nga arsyet e shtrenjtimit të energjisë elektrike në vend.

“Duke përfshirë edhe faktin se me planin operativ KEK-u sivjet parasheh që Kosova B të jetë në një remont të thellë, atëherë kjo mund të jetë edhe një arsye shtesë për kostot e rritura operative. për të cilat po kërkohet të kemi një shtrenjtim të rrymës”, ka thënë Gjocaj.

Gjocaj shtoi se vjetërsia e blloqeve, importi e kostot operative po e bëjnë në njëfarë forme të arsyeshme rritjen e energjisë.

“Me çdo rritje të energjisë elektrike preket xhepi i qytetarit dhe dëmtohet konsumatori, por duhet të kemi parasysh që sektori i energjisë është jetik dhe s’duhet ta lëmë të degradohet”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat