Luljeta Aliu publikon komentet fyese: Fundërrina, ju raftë me përjetu në lëkurë tuaj atë që e kam kalu unë

Aktuale

Luljeta Aliu publikon komentet fyese: Fundërrina, ju raftë me përjetu në lëkurë tuaj atë që e kam kalu unë

Nga: A.SH Më: 29 mars 2023 Në ora: 18:22
Luljeta ALiu

Luljeta Aliu ka reaguar ashpër ndaj komenteve shpifëse ndaj saj.

Ajo madje edhe i ka publikuar disa nga to, duke i qujatur poshtërsira,

Ajo ka thënë se ka luftuar çdoherë që pozita e gruas të forcohet në Kosovë, por “sojit të këtyre mallku i qoftë çdo minutë e mundit tim, e ju raftë me përjetu në lëkurë të veten atë që e kam kalu unë”.

Postimi në Facebook:

Ma poshtërsina se do njerëz që folin lidhje pa lidhje, e shpifin, nuk ka. Sidomos kur janë gra dhe shpifin e folin gjithçka kundër meje. Boll shumë kam punu për me iu siguru grave të Kosovës një jetë më të sigurtë, por sojit të këtyre mallku i qoftë çdo minutë e mundit tim, e ju raftë me përjetu në lëkurë të veten atë që e kam kalu unë.

Nuk kam tradhëtu unë, po e kam zanë unë sih burrin tu më tradhëtu. Plus ka qenë i dhunshëm edhe e kam lajmëru në polici, diçka që soji i juj as në andërr nuk guxon me pa. E pasurinë e kemi kriju gjatë martesës edhe gjysma me takon mu edhe çare nuk ka pa u nda drejtësia në favor temin, se unë i kam krejta faktet. E ju plasni ishalla! Soji i juj ta gërditë edhe kauzën e angazhimin, bre fundërrina e ulëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat