Çitaku kritikoi qeverinë për pa adresë, e pa ambicie, Nezir Kraki i shkruan koment “epik”

Aktuale

Çitaku kritikoi qeverinë për pa adresë, e pa ambicie, Nezir Kraki i shkruan koment “epik”

Nga: N.E Më: 29 mars 2023 Në ora: 14:22
Vlora Çitaku

Partia Demokratike e Kosovës është duke e bërë opozitarizmin e saj me kritika ndaj qeverisë, që shpesh sipas analistëve janë quajtur të pa baza.

Së fundmi, nënkryetarja e parë e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mungesë të vizionit.

Ajo ka përmendur mungesën e Guvernatorit, kryeprokurorit, dhe bordit të Trustit.

"Një Qeveri pa adresë. Pa ambicje. Pa vizion. Pa Guvernator. Pa Kryeprokuror. Pa bord të Trustit. Pa rritje të pagave. Pa, pa, pa. Papaaaaa", ka shkruar Çitaku.

Por, postimit të saj nuk ka nguruar t’i komentojë, profesori dhe ligjëruesi shqiptar në Universitetin në Paris, Nezir Kraki.

Ai në statusin e Çitakut ka shkruar “dhe pa hajna…”.

Çitaku nuk i është kundërpërgjigjur Krakit, por komenti i tij nuk është lënë pa “like” e “zemër” nga njerëzit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat