Pensionisti Ramadani: Jemi të diskriminuar, nuk ka shpresë

Aktuale

Pensionisti Ramadani: Jemi të diskriminuar, nuk ka shpresë

Më: 25 mars 2023 Në ora: 10:11
Sabit Ramadani

Pensionisti Sabit Ramadani ka treguar se nuk është aspak i kënaqur me pensionin që e merr.

“Besoj se asnjë pensionist nuk është i kënaqur me pagën që e merr, sidomos tash kur inflacioni rritet vazhdimisht”, ka thënë Ramadani.

Sipas tij, krerët e Qeverisë, po i rrisin pagat për kategoritë tjera, duke i lënë në harresë, moshën më të ndjeshme.

Pushtetarët janë duke u marr me rritjen e pagave për të tjerët, ndërsa moshën e tretë, pothuajse 100% me terapi, nuk po e përmend askush. Jemi të diskriminuar, nuk ka shpresë as nga kjo qeveri”, ka deklaruar ai.

Ndonëse shërbimet mjekësore në institucionet e shtetit i kanë falas, Ramadani ankohet për çmimin e lartë të barnave.

Sipas tij, gjëja më sfiduese për ta mbetet aspekti shëndetësor.

“Shërbimet mjekësore në institucionet shtetërore janë falas, gjë qe është e mirë, por barnat po kushtojnë shumë shtrenjtë. Është e pamundur me 100 euro, të mendojmë vetëm si të mjekohemi, kur kemi shumë obligime tjera. Ndoshta dikush e kalon më lehtë, por çka me ata të cilët jetojnë vetëm. Shumica  e pensionistëve kanë gjendjen shëndetësore të rënduar dhe mundësia është e vogël për ta trajtuar atë”, u shpreh Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat