Kurti për vetëmenaxhimin: Nuk bën të barazohet fjala komunitet me komunë as me Asociacion

Aktuale

Kurti për vetëmenaxhimin: Nuk bën të barazohet fjala komunitet me komunë as me Asociacion

Më: 22 mars 2023 Në ora: 13:07
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në konferencë për media ka folur për deklaratën e emisarit sllovak, Miroslav Lajcak, i cili ka thënë se vetëmenaxhimi nënkupton krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kurti ka thënës se në pikën e shtatë të marrëveshje themelore flitet për vetëmenaxhimin e komunitetit serb dhe jo të komunave.

Sipas kryeministrit të Kosovës nuk bën që të barazohet fjala komunitet me fjalën komunë e as fjalën Asociacion. Derisa shton se s’janë tërësisht të pavarura dhe s’janë të nadshme me njëra-tjetrën, por thekson se janë larg prej të qenit e njëjta gjë.

“Në pikën shtatë të marrëveshjes bazë thuhet një nivel adekuat i vetemanxhimit të komunitetit serb. Thuhet komunitetit serb, nuk thuhet komunave. Komuniteti nuk është kategori territoriale. Komunat janë njësi territoriale dhe administrative. Por nuk e njëjta gjë. E kuptoj që s’janë krejtësisht të ndryshme të pa lidhura, por s’janë e njëjta gjë. E kam thënë në Kuvend, se nga pikëpamja ime e fuqishme, jo thjesht politike por edhe juridike, kur themi komuniteti serb atëherë shkojmë tek marrëveshja kornizë për mbrojtjen e pakicave sipas këshillit të Evropës.Kjo është platforma ky është regjistri për të cilin angazhohemi për komunitetet, përfshirë edhe komunitetin serb. S’e mohojmë asnjëherë që janë bërë dy marrëveshje nga paraardhësit tonë. Por ato dyjat janë të cenueshme”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat