Lajçak për marrëveshjen e Ohrit: Ishte mirë të shihje se javët e përgatitjeve dhanë rezultat

Aktuale

Lajçak për marrëveshjen e Ohrit: Ishte mirë të shihje se javët e përgatitjeve dhanë rezultat

Më: 19 mars 2023 Në ora: 22:10
Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për “javën e dialogut” ndërmjet Serbisë dhe Kosovës drejt normalizimit të marrëdhënieve të tyre.

Lajçak foli edhe për takimin në Ohër, i cili tha se pas 12 orësh negociata intensive, të dy u angazhuan plotësisht që të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjes dhe t'i zbatojnë detyrimet përkatëse në mënyrë të duhur dhe në mirëbesim.

"Gjatë takimit të thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell dhe unë, liderët e Kosovës dhe Serbisë ranë dakord për aneksin zbatues të Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve të tyre.

Pas 12 orësh negociata intensive, ata të dy u angazhuan plotësisht për të respektojnë të gjitha nenet e marrëveshjes dhe për të zbatuar detyrimet e tyre përkatëse në mënyrë të duhur dhe në mirëbesim. Ishte mirë të shihje se javët e përgatitjeve dhanë rezultat." – ka thënë ndër të tjera Lajçak në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat