Borell: Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot

Aktuale

Borell: Sytë e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot

Më: 18 mars 2023 Në ora: 10:26
Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell

Shefi i diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borell i cili do të ndërmjetësojë takimin e nivelit të lartë në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq ka shkruar para pak minutash duke thënë se sytë e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor janë në Ohër sot.

Borell ka thënë se pas punës së bërë përmes “diplomacisë fluturuese”, sot në Ohër do të diskutohet me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb Vuçiq për Aneksin e Implementimit që është pjesë integrale e Marrëveshjes që hap rrugën për normalizimin e raporteve.

Në anën tjetër, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur te vila shtetërore “Bilana” në Ohër të Maqedonisë së Veriut, ku sot do të takohet me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ai është pyetur nga gazetarët nëse pritet ndonjë zhvillim pozitiv nga ky takim dhe shkurtimisht është përgjigjur “gjithqysh”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat