Nikoqiri i takimit të Ohrit sonte takohet me Escobarin, nesër me Kurtin dhe Vuçiqin

Aktuale

Nikoqiri i takimit të Ohrit sonte takohet me Escobarin, nesër me Kurtin dhe Vuçiqin

Më: 17 mars 2023 Në ora: 20:29
Gabriel Escobar dhe Albin Kurti

Dimitar Kovaçevski, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, sonte do të takohet me zëvendësndihmës sekretarin amerikan, Gabriel Escobar.

Derisa nesër ai do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, e presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Të shtunën, më 18.3.2023, para fillimit zyrtar të dialogut, kryeministri Kovaçevski do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Zëvendës Presidentin e Komisionit Evropian, Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak Përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë”.

Disa orë para takimit të planifikuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Ohër, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është shprehur besimplotë se do të arrihet një marrëveshje.

Ai ka thënë se Serbia nuk do të kapitullojë në Ohër, pasi që një kapitullim i saj ka ndodhur tashmë në Kumanovë në vitin 1999.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat