Dyshohen se keqpërdorën 202 euro, dy teknikët e Radiologjisë deklarohen të pafajshëm

Aktuale

Dyshohen se keqpërdorën 202 euro, dy teknikët e Radiologjisë deklarohen të pafajshëm

Më: 17 mars 2023 Në ora: 15:07
Foto ilustrim

Përmes një njoftimim Gjykata Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se se dy teknikët e Radiologjisë, Albert Deda dhe Ismet Veliu, të akuzuar për korrupsion, janë deklaruar të pafajshëm.

Albert Deda dhe Ismet Veliu, akuzohen se kanë dëmtuar buxhetin e ShSKUK-së, me vlerë prej 202 euro, duke marrë dhjetë flakona kontrast jojonik nga 100ml.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 23 shkurt 2021, të akuzuarit Deda dhe Veliu po akuzohen se në cilësinë e teknikëve të Radiologjisë në Repartin e Klinikës së Radiologjisë në SHSKUK-së ku ishin përgjegjës të çelësave, kanë marrë dhjetë flakona kontrast jojonik nga 100 mililitra, me ç’rast kanë dëmtuar buxhetin e SHSKUK-së 202 euro që t’i sjellin vetes apo tjetrit përfitim pasuror të kundërligjshëm’’- njoftohet tutje.

Të akuzuarit, sot në gjykatë janë deklaruar të pafajshëm për veprën për të cilën akuzohen.

Nuk ndihem fajtor për veprën penale me të cilën akuzohem”- u shpreh Deda.

Njësoj edhe i akuzuari Veliu, tha se ndjehet plotësisht i pafajshëm.

Gjyqtarja e rastit, Medie Bytyqi i njoftoi të akuzuarit se kanë të drejtë në kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës në afat prej 30 ditësh- raporton Betimi për Drejtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat