​Fillon protesta e punëtorëve të KEK-ut për rritjen e pagave

Aktuale

​Fillon protesta e punëtorëve të KEK-ut për rritjen e pagave

Më: 16 mars 2023 Në ora: 12:15
Pamje nga vendi i ngjarjes

Qindra punëtorë të KEK-ut po protestojnë të enjten para zyreve qendrorë të KEK-ut në Prishtinë, duke kërkuar rritje të pagave.

Përmes pankartave ata kërkuan edhe shujta të ushqimit, pagesë për rrezikshmërinë në punë dhe respektim të vendimeve të gjykatave për punëtorët e KEK-ut.

Kryetari i Sindikatës së punëtorëve në KEK, Nexhat Llumnica, tha se menaxhmenti aktual duhet t'i përmbushë kërkesat e punëtorëve.

Ai adresoi edhe kritika për menaxhimin e KEK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat