Canaj: Serbia në pozicion më të favorshëm, BE-ja investoi më shumë se në Kosovë

Aktuale

Canaj: Serbia në pozicion më të favorshëm, BE-ja investoi më shumë se në Kosovë

Më: 15 mars 2023 Në ora: 23:44
Blerim Canaj

Teksa ka folur për procesin e dialogut dhe takimin e 18 marsit në Ohër mes krerëve të shteteve Kurti e Vuçiq, ish-diplomati Blerim Canaj ka përmendur rastin e Bullgarisë me Maqedoninë e Veriut, si një rrezik që mund t’i kanoset Kosovës për tu integruar në BE në rast se Serbia anëtarosohet para Kosovës.

Canaj tha se në shumë aspekte Serbia është në pozicionë shumë të favorshëm sesa Kosova, kjo sipas tij për shkak të investime shumë të mëdha që janë bërë nga BE-ja.

 “Serbia është në një pozicion shumë më të fort sesa Kosova tani. Nisur nga fakti i investimeve që bashkësia ndërkombëtare ka bërë në Serbi. Sidomos viteve të fundit, ka pasur kogja shumë investime dhe natyrisht që shtetet me rezerv do t’i mbrojnë investimet e tyre, e jo që do ta mbrojnë Serbinë.

Në Serbi është ndërtuar autostrada me fonde të BE-së, ndërsa në Kosovës është ndërtuar me buxhet vetëm të Kosovës. Në Serbi u investua shumë më shumë. Serbia pretendon ta luaj rolin e viktimës, dhe e ka shitë atë rol jashtëzakonisht mirë."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat