Bowman: Ne duam të shohim Kosovën dhe Ballkanin në përgjithësi në paqe

Aktuale

Bowman: Ne duam të shohim Kosovën dhe Ballkanin në përgjithësi në paqe

Më: 15 mars 2023 Në ora: 12:27
Javëa e Gruas

Vazhdoi dita e dytë të edicionit të dhjetë të Javës së Gruas, organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në Prishtinë.

Panelistë të mërkurën ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili prezantoi para pjesëmarrësve platformën 50/50 për barazi gjinore që partia e tij po e zbaton.

Ai tha se synojnë që në PDK të ketë barazi mes burrave dhe grave në çdo strukturë partiake dhe vendimmarrëse.

Krasniqi: Në PDK do të ketë barazi mes burrave dhe grave në çdo strukturë partiake

"Na duhet një periudhë për ta mbërritur në mënyrë paksa të imponuar, por më shumë shpresoj edhe organike një momentum që PDK do të ketë çdo strukturë të organizuar në nivelin lokal dhe qendror një barazi mes grave dhe burrave në gjitha nivelet e organizimit dhe veçanërisht vendimmarrjes", tha ai.

Përmes një video-lidhjeje, të pranishmëve iu adresua edhe ambasadori jorezident i Kanadasë në Prishtinë, Alan Bowman.

Ai tha se politikat e barazisë gjinore duhet të jenë prioritet në Kososvë.

Bowman: Ne duam të shohim Kosovën dhe Ballkanin në përgjithësi në paqe

"Ne duam të shohim Kosovën dhe Ballkanin në përgjithësi në paqe, prosperitet dhe siguri. Cila është mënyra më e mirë për të bërë këtë, në pikëpamjen time duhet të sigurohemi që disa vlera universal, të cilat i ndajmë të kuptohen mirë në dy anët e Atlantikut dhe të punojmë bashkërisht që t'i promovojmë ato", tha ai.

Po ashtu, përmes një video-lidhje, senatori amerikan, Ritchie Torres tha se duhet të fuqizohet përfaqësimi për të gjithë qytetarët, pa asnjë diskriminim.

Torres: Duhet të fuqizohet përfaqësimi për të gjithë qytetarët

"Ne duhet të fuqizojmë përfaqësimin për të gjithë qytetarët, pavarësisht etnicitetit, racës apo orientimit seksual. Kjo ka një potencial për prosperitet qytetarët, pasi vetëm demokracia ka sjell një person si unë ne realizimin e ëndrrave ku kam shkuar deri në kongresin e ShBA-ve", u shpreh ai.

Në konferencën e sotme nga panelistë të tjerë u diskutua edhe për barazinë, si parakusht për ripërtëritje të demokracisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat