Krasniqi: 11 marsi i ’81-tës ishte fillimi i “Pranverës së madhe” që nuk do të përfundonte deri në çlirimin e Kosovës

Aktuale

Krasniqi: 11 marsi i ’81-tës ishte fillimi i “Pranverës së madhe” që nuk do të përfundonte deri në çlirimin e Kosovës

Më: 11 mars 2023 Në ora: 14:01
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i ka kujtuar demonstratat e vitit 1981 në Kosovë, të cilat ka thënë se ishin fillim i “Pranverës së madhe”,.

Përmes një statusi në Fcaebook, Krasniqi ka thënë se protestat e 42 viteve më parë ishin artikulim dhe manifestim gjithpopullor i kërkesave politike, ekonomike, shoqërore e arsimore të shqiptarëve.

“Duke e njohur peshën e kësaj date dhe duke e vlerësuar rëndësinë e asaj që do të nxiste më pas në vendin tonë, sot, nderojmë studentët e rënë në ballë të këtyre protestave.

Sot, kujtojmë dhe vlerësojmë edhe kontributin e të gjithë studentëve, profesorëve dhe të të gjithë popullit tonë që bashkë nisën ndryshimin e kursit të historisë dhe projektimin e ëndrrave të reja për Kosovën”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat