​Gjenden mostrat e Astrit Deharit?

Aktuale

​Gjenden mostrat e Astrit Deharit?

Më: 10 mars 2023 Në ora: 23:17
Astrit Dehari

Mbrëmjen e sotme u raportua se janë disa mostra të Astrit Deharit, zhdukura në dhjetor të vitit të kaluar. Derisa një gjë të tillë nuk e ka konfirmuar Prokuroria Speciale, është avokati avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ai që ka reaguar lidhur me raportimet.

Gashi ka thënë se ai nuk e di nëse janë gjetur mostrat e zhdukura në dhjetor të vitit të kaluar.

Ai në një postim në Facebook ka parashtruar një mori pyetjesh, e që lidhen me raportimet për gjetjen e mostrave të ish-aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.

Po thonë u gjeten…! Disa gazetarë po me pyesin se a janë gjetur mostrat e Astrit Deharit. Unë po ju them se nuk e di. Po nëse ju e dini qe janë gjetur a e dini kush është nen hetime apo ne burg për zhdukjen e mostrave nga Instituti i mjekësisë ligjore ne Prishtinë.... Po ju nëse e dini që janë gjetur mostrat e Astritit, a mos e dini kush i gjet?... Apo a janë ato origjinale te nëntorit 2016?... Po, aty janë gjerat shumë misterioze varësisht se kush çka punon e për kënd punon”, ka shkruar mes tjerash Gashi.

Media është interesuar të konfirmojë raportimet se janë gjetur mostrat e Astrit Deharit, porse deri më tash nuk ka marrë një përgjigje konkrete.

Shefi i Kabinetit të Ministres së Drejtësisë, Genc Nimoni ka thënë për KosovaPress se lidhur me këtë duhet kontaktuar Policia e Kosovës dhe Prokuroria.

E zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani nuk ka konfirmuar diçka, duke thënë se për këtë rast kompetente është Prokuroria Speciale.

Ndërsa nga Prokuroria nuk ka ende një përgjigje. Për raportimet e sotme, media i është drejtuar zëdhënësit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Ekrem Lutfiu, porse ky i fundit nuk është përgjigjur. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat