Mehaj i shkruan Gërvallës, Italia e Belgjika refuzojnë t’i akreditojnë dy të propozuar për Atashe të Mbrojtjes

Aktuale

Mehaj i shkruan Gërvallës, Italia e Belgjika refuzojnë t’i akreditojnë dy të propozuar për Atashe të Mbrojtjes

Më: 10 mars 2023 Në ora: 10:07
Ministri Armend Mehaj

Italia dhe Belgjika nuk i kanë akredituar dy të propozuarit e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për atashe ushtarakë. 

Ministri Armend Mehaj e ka njoftuar zyrtarisht ministren Donika Gërvalla se nga Italia nuk kanë pranuar akreditim për nënkolonelin Ismajl Brahimi dhe as Belgjika nuk e ka akredituar kolonelin Bekim

Janë siguruar shkresat me të cilat Mehaj e ka njoftuar Gërvallën, duke kërkuar nga ajo që t’i shfuqizojë dy vendimet për ta.

Njëra i është dërguar ministres Gërvalla më 28 shkurt, kurse e dyta më 1 mars.

“Fillimisht dëshiroj që në emër të Ministrisë së Mbrojtjes, të shpreh falënderimin dhe konsideratën time të lartë për bashkëpunimin e vazhdueshëm në mes të dy ministrive. Përmes kësaj shkrese dëshiroj të ju vë në dijeni, në lidhje me dy vendime për Atashe të Mbrojtjes, të cilët përkundër vendimeve nga MPJD për emërim, nuk kanë pranuar akreditim nga shtetet respektive. Rasti i parë ka të bëjë me Vendimin e datës 21.02.2019, Nr 102/2019 për emërimin e Nënkolonel Ismajl Brahimi-Atashe të Mbrojtjes në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Itali. Ndërsa rasti i dytë ka të bëjë me Vendimin e MPJD të datës 17.03.2021, Nr.ref: 79/2021 për emërimin e Kolonel Bekim Osmani-Atashe të Mbrojtjes në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Belgjikë.”, ka njoftuar Mehaj.

Sipas shkresës, në të dy rastet e lartcekura, Ministria e Mbrojtjes nuk ka pranuar njoftim për akreditim nga shtetet ku janë emëruar të shërbejnë dhe rrjedhimisht këto vendime nuk kanë krijuar efekte juridike.

“Andaj, kërkojmë nga MPJD që si autoritet kompetent që ka nxjerrë këto vendime, të njëjtat t’i shfuqizojë, duke marrë në konsideratë aspektet ligjore, diplomatike dhe faktike për këto dy raste.”, thuhet në shkresë.

Aty nuk janë dhënë arsyet pse këto dy shtete nuk kanë bërë akreditimin e dy të propozuarve për Atashe të Mbrojtjes nga institucionet e Kosovës.

Osmanin për Atashe të Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat