Nesër seanca e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Aktuale

Nesër seanca e Kuvendit, këto janë pikat e rendit të ditës

Më: 8 mars 2023 Në ora: 16:56
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës të enjten do ta mbajë seancën e radhës, e cila fillon nga ora 10:00.

Këto janë pikat e rendit të ditës: 

1.  Miratimi i procesverbalit të seancës së mëparshme,

2.  Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.  Pyetjet parlamentare,
4.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-137 për Pyjet,
5.  Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-172 për sigurinë e përgjithshme të produkteve,
6.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
7.  Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-214 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-163 për minierat dhe mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr.04/L-158, 
8.  Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021,
9.  Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”,
10.  Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”,
11.  Emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
12.  Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF). 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat