Profesori universitar: Aleanca antishqiptare po tenton të fabrikojë një histori tjetër për shqiptarët

Aktuale

Profesori universitar: Aleanca antishqiptare po tenton të fabrikojë një histori tjetër për shqiptarët

Më: 6 mars 2023 Në ora: 11:44
Milazim Krasniqi

Profesori universitar Milazim Krasniqi ka thënë se Aleanca antishqiptare ka marrë elemente të kryqëzatës kundër shqiptarizmit. 

Ai ka vlerësuar se tentohet të fabrikohet një histori tjetër për shqiptarët dhe se po tentohet që të fshihet me gomë harrimi historinë e antiserbizmit dhe të antikomunizmit.

“Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi në burg. Sali Berisha non grata. Albin Kurti nën presion abnormal. Dritan Abazoviqi në piedestal. Aleanca antishqiptare i kalon edhe vijat e armiqësive që përshkojnë luftën në Ukrainë. Kjo aleancë ka marrë elemente të kryqëzatës, kundër shqiptarizmit.

Po tentohet të fabrikohet një histori tjetër për ne si shqiptarë. Po tentojnë ta fshijnë me gomë harrimi historinë e antiserbizmit dhe të antikomunizmit nga kujtesa jonë. Problemi ynë moral është se a jemi duke e kuptuar çka po tentojnë të na e veshin si fat – statusin e një kombi pa kujtesë?”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat