Ish-deputetja e PDK-së: Kurti të dalë në mbështetje të deputetes Ganimete Musliu

Aktuale

Ish-deputetja e PDK-së: Kurti të dalë në mbështetje të deputetes Ganimete Musliu

Më: 5 mars 2023 Në ora: 09:21
Besa Ismaili

Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili ka deklaruar së fundmi se është koha që kryeministri Albin Kurti të dalë në mbështetje të deputetes Ganimete Musliu.

Sipas saj, kështu kryeministri do të përmbyllë përfundimisht “ciklin e fushatave linçuese dhe dezinformatave politike me të cilat është shërbyer ai dhe partia e tij deri më sot”.

“Vetëm në këtë mënyrë shoqëria jonë do të depolarizohej dhe shtensionohej. Vetëm kështu do të zinte hapësirën dialogu qytetar, i domosdoshëm në këtë moment vendimtar. Bëje kryeministër! Dil #MeGanen !#BiniMeGanen”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Ndryshe, në seancën e së enjtjes, një deklaratë e deputetes së PDK-së ndaj kryeministrit Albin Kurti ka shkaktuar të qeshura në Kuvend. Kritika e Musliut ndaj Kurtit ka bërë bujë në rrjete sociale dhe ndaj deputetes janë drejtuar fjalë fyese e linçuese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat