Ambasada e Kosovës në Gjermani i dorëzon letrat kredenciale Princit danez

Aktuale

Ambasada e Kosovës në Gjermani i dorëzon letrat kredenciale Princit danez

Më: 4 mars 2023 Në ora: 14:46
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka dorëzuar letrat kredenciale Princit të Kurorës së Mbretërisë së Danimarkës, Frederik André Henrik Christian.

‘’Nder i madh t’i dorëzoj letrat kredenciale Princit të Kurorës së Mbretërisë së Danimarkës, Frederik André Henrik Christian.

Danimarka ka qenë dhe do të mbetet një përkrahëse e fuqishme e rrugës euro-atlantike të Republikës së Kosovës.

I gëzohem bashkëpunimit dhe përforcimit të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës’’ ka shkruar Ambasadori në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat