Memli Krasniqi: Migrimi masiv i qytetarëve po merr përmasa shqetësuese, Qeveria po heshtë

Aktuale

Memli Krasniqi: Migrimi masiv i qytetarëve po merr përmasa shqetësuese, Qeveria po heshtë

Më: 3 mars 2023 Në ora: 10:47
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vizituar disa familje në Kamenicë për të diskutuar për emigrimin e qytetarëve nga Kosova.

Krasniqi tha Qeveria e Kosovës po vazhdon të heshtë përballë kësaj dukurie, të cilën e ka quajtur shqetësuese.

“Largimi i qytetarëve nga Kosova muajve të fundit po merr përmasa shqetësuese, ndërsa qeverisja aktuale po heshtë përball emigrimit masiv.

Për të parë nga afër këtë gjendje, kam vizituar disa familje në Komunën e Kamenicës”, ka shkruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat