Kurti: Janë dy mënyra të bërit opozitë – te ju s’po e shoh asnjërën

Aktuale

Kurti: Janë dy mënyra të bërit opozitë – te ju s’po e shoh asnjërën

Më: 3 mars 2023 Në ora: 01:09
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kritikuar partitë opozitare për bërje të opozitës.

Nga foltorja e kuvendit, ai ka thënë se janë dy mënyra për të bërë opozitarizëm dhe se tek partitë opozitare nuk po e sheh asnjërën.

“Si kam bërë unë opozitë dhe si po bëhet tash. Unë besoj se për opozitarizëm janë dy mënyra: [1] e kritikës racionale, [2] zemërimit revolucionar”.

“Bën edhe të dyja, por te ju nuk po e shoh asnjërën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat