Kurti në seancë: A pe kuptoni pse po nihna vetë? E s’ish kon deshtë!

Aktuale

Kurti në seancë: A pe kuptoni pse po nihna vetë? E s’ish kon deshtë!

Më: 3 mars 2023 Në ora: 01:02
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Kurti e ka vazhduar fjalën e tij në seancën e Kuvendit të Kosovës edhe pse ora po shkon 1 e natës. 

“A pe kuptoni pse po nihna vetë? E s’ish kon deshtë!” – u shpreh Kurti, derisa i kërkoi opozitës që të denonconte shkeljen e marrëveshjes së 2013-s nga Serbia. 

“Pse nuk po e përmendni që Serbia e ka shkelë atë marrëveshje?” – tha Kurti, duke përmendur largimin e zyrtarëve serbë nga institucionet e vendit. 

Ai tha se ajo marrëveshje ishte shkelur në dy nga tri shtyllat e saj, dhe se Serbia po insistonte vetëm në gjashtë pikat e para (për Asociacionin) që i konvenonin asaj. 

Më tej, ai u shpreh se kishte interes të madh për marrëveshjen e librave kadastralë duke adresuar pikën 10 ku përmbahet edhe Asociacioni. 

Ai vazhdoi të kërkonte mbështetjen e opozitës edhe për këtë çështje. 

Kryeministri ka përmendur me emër e mbiemër edhe deputetët e opozitës që e kishin votuar marrëveshjen e 27 qershorit 2013.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat