Kryeministri i Kosovës i kundërpërgjigjet sulmeve të opozitës

Aktuale

Kryeministri i Kosovës i kundërpërgjigjet sulmeve të opozitës

Më: 3 mars 2023 Në ora: 00:52
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Kurti ka folur sërish në seancën e Kuvendit për propozimin evropian për normalizimin e marrëdhënieve. Ai adresoi sërish kritikat e opozitës. 

“Nuk mendoj që duhet ta përsëris atë çfarë kam thënë pasdite, sepse ajo mund të rishikohet. Por sonte natën vonë po përpiqem t’i them disa gjëra të cilat adresojnë kritikat, vërejtjet, sulmet, sugjerimet, por që nuk janë thënë në një masë më herët. Së pari, unë nuk kam ndryshu përmbajtësisht për të keq. Por besoj fuqishëm se ju keni ndryshu deklarativisht për të mirë.” - u shpreh kryeministri duke iu drejtuar opozitës. 

“Konkretisht sulmet që i përjetova, Blerta Deliu, Arben Gashi, Anton Quni, Ferat Shala – më falni, Sala Berisha Shala, jo Ferat Shala. Pra, bëhet fjalë për deputetë që e kanë votu Zajednicën më 27 qershor 2013, por tash më kritikojnë mua.” - tha ai. 

"Edhe ky ndryshim i përjetuar deklarativisht, është rezultat i Lëvizjes Vetëvendosje. Me fjalë tjera, nuk kom ndryshu unë por sytë e juaj. Ju po këqyrni ndryshe tash. Ju po këqyrni ndryshe. Dhe ne kemi merita që i kemi ndryshuar sytë tuaj.” – vazhdoi ai, duke thënë më pas se ka bërë strategji shkaku i ish-qeverive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat