Kryesindikalisti i shërbyesve civil: Po kërcënohem nga punëtorët, morëm paga fyese

Aktuale

Kryesindikalisti i shërbyesve civil: Po kërcënohem nga punëtorët, morëm paga fyese

Më: 2 mars 2023 Në ora: 17:14
Mursel Zymberi

Në ditën e fundit të muajit shkurt, Ministria e Financave ka njoftuar se janë ekzekutuar pagat e para sipas Ligjit për Paga në Sektorin Publik.

Shërbyesit Civil kanë shprehur pakënaqësitë e tyre pas ekzekutimit të pagave të reja.

Kreu i kësaj sindikate, Mursel Zymberi ka thënë se janë të fyer me pagat pas rritjes.

Ai thotë se  po ndjehet i kërcënuar nga punonjësit e kësaj sindikate pas pakënaqësive të tyre.

Zymberi ka njoftuar se kjo kategori ka pësuar rritje të pagave në vlerë prej 11-12 euro deri në 50 euro.

“Jam në situatën që po ndihem edhe i kërcënuar prej punëtorëve se disa po mendojnë që është dashur të ushtroj presion më të madh për çështjen e pagave, kanë dyshimin që s’kemi reaguar mjaftueshëm. Na kanë vendosur në kategorinë më të ulët na kanë fyer me këtë rritje. Kur merr rritje në pagë me ngritje 11-12 dhe 50 euro, kjo është  fyese”, u shpreh Zymberi.

Kreu i Shërbyesve Civil thotë se disa punëtorë kanë paralajmëruar dorëheqjen pas kritikave rreth pagave.

Sipas tij, dialog mes sindikatave dhe shërbyesve civil me Qeverinë, nuk ka ekzistuar kurrë.

Ai tregoi se kujt i mbetet përgjegjësia për hapa të mëtutjeshëm për këtë kategori.

“Dialogu social me Qeverinë nuk ekziston, nuk kanë pranuar asnjëherë dialog me sindikatat dhe shërbyesit civil. Ata kanë ardhur në pushtet përmes protestave dhe grevave dhe po presin që edhe ne me bërë të njëjtën gjë, por ne kurrë nuk do të veprojmë njëjtë. Tash ju mbetet përgjegjësia zyrtarëve së gjendjes civile dhe shërbyesve civil se çfarë hapash kanë më marrë. Një numër i madh i punëtorëve kanë paralajmëruar që nuk do të vazhdojnë punën, por reagimet do të jenë të ashpra“, deklaroi Zymberi.

Gjatë ditës së djeshme ka pasur shumë reagime në lidhje me pagat e reja.

Sindikalisti Ali Sefaj pati kritika se ka keqinformim nga institucionet edhe lidhur me pagat e mësimdhënësve.

Ndërsa, Rrahman Jasharaj nga SBASHK-u ka reaguar duke thënë se nuk është i kënaqur me pagat e reja.

“Nuk jemi shumë të kënaqur me këtë rritje prej 100 euro, por shpresoj që të rritet kjo shumë viteve në vijim. Borxhlisë të keq thojnë nëse mundesh bile bishtin e sakicës merrja”, u shpreh Jasharaj/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat