Kurti: Çka kam thënë për Asociacionin dhe 6 kushtet gjithçka vlen, nuk kam ndryshuar koncept e qëllim

Aktuale

Kurti: Çka kam thënë për Asociacionin dhe 6 kushtet gjithçka vlen, nuk kam ndryshuar koncept e qëllim

Më: 2 mars 2023 Në ora: 15:48
Kryeministri i vendit, Albin Kurti

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se është e rëndësishme që në marrëveshje përmendet shprehja “fqinjësia e mirë”.

I pari i Qeverisë tha se një shprehje e tillë e përdorur në marrëveshje i bie se secili shtet, si Serbia edhe Kosova në shtëpinë e vet.

“Është e rëndësishme të përmendet se shprehja fqinjësia e mirë përdoret për herë të parë në marrëveshje se i bie secili në shtëpi të vet, dhe perveç kësaj është mirë të theksohet që neni 1 dhe 4 i marrëveshjes bazike së bashku me konceptin e fqinjësisë së mirë, e formojnë njohjen de fakto. Nuk mund tv gjeni një jursit vendor e ndërkombëtar që nuk e konfirmon këtë gjë”, tha Kurti.

Kryeministri i vendit shtoi se atë çfarë ka thënë lidhur me Asociacionin dhe 6 kushtet për themelimin e tij, ajo gjë ende vlen.

Kurti tha se nuk ka ndryshuar as koncert e as qëllim.

“Çka kam thënë për Asociacionin e 6 kushtet gjithçka vlen, po e ritheksoj që nuk kam ndryshuar as në koncept e as në qëllim e as në kuptim. Kam shprehur kritikë të komunave mbi bazë etnike e tash po dëshirohet të kalohet edhe në një stad tjetër, duke u thirrur në marrëveshjen e vitit 2013”

“Besoj që megjithatë ndërmjetësit kur e kanë shkruar këtë draft, kanë bërë mirë qv janë thirrur në rëndësine e paqes për shkak se ju e dini që fqinji ynë verior ka bërë shumë veprime armiqësore agresive vitin që shkoi”.

“Ka shumv vite që askund Serbia s’na përfaqëson neve me që nga 2008. Mirëpo është diçka tjetër kur Serbia e pranon të heq dorë që të na përfaqësojë kudo, e është stad i ri e cilësor. Me tej unë ju kisha lutur për shume kujdes sa i perket nenit 7”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat