​Krasniqi: Neni 7 problematik, rrezikon të sjell autonomi politike dhe substanciale

Aktuale

​Krasniqi: Neni 7 problematik, rrezikon të sjell autonomi politike dhe substanciale

Më: 2 mars 2023 Në ora: 15:31
Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi u shpreh se neni 7 Planit evropian të dakorduar në Bruksel mes palës kosovare dhe serbe është problematik dhe rrezikon të sjell autonomi politike dhe substanciale.

Krasniqi tha se nuk po e akuzon për tradhti Kurtin, por e konsideron si një marrëveshje të keqe.

Në seancën parlamentare ku po raporton Kurti për dialogun, Krasniqi u shpreh se preambula e kësaj marrëveshje për kapërcimin e trashëgiminë e të kaluarës është dhimbshme e sipas tij po kalohet pa u trajtuar fare.

Krasniqi: Nuk e kuptoj si mund të ketë një pajtueshmëri për të kapërcyer trashëgimin

“Nëse analizohet preambula e kësaj marrëveshje në të cilën kryeministri përkundër këtij lloj interpretimi të tij është pajtuar që të kapërcej trashëgimin e të kaluarës që është shumë trashëgimi e dhimbshme e i bie që ne po e kapërcejmë pa e trajtuar siç kemi kërkuar vite me radhë disa nga këto aspekte po jo vetëm këto. Adresimin e përgjegjësive penale për krimet e luftës që ka bërë Serbia në Kosovës, dëmshpërblimet e luftës, reparacionet, zbardhjen e fatit të personave të pagjetur kthimin e të mirave materiale....Nuk e kuptoj si mund të ketë një pajtueshmëri për të kapërcyer trashëgimin e të kaluarës pa i zgjidhur këto çështje fundamentale, por po ashtu kaq e papranueshme dhe e rëndë ndoshta më e rënda është edhe fjala e tretë e preambulës së kësaj marrëveshje ku nga njëra anë përmendet faktet historike dhe nga ana tjetër pajtohen palët që mos të paragjykon pikëpamjet e tyre sa i përket statusit apo siç dëshiroi të na e relativizojë kryeministri statuseve”, tha ai.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi u shpreh se nga koha kur para dy viteve bisedoj për marrëveshje finale me njohje të ndërsjellë në qendër, Kurti ka përfunduar me një kompromis që në qendër e ka Asociacionin.

Krasniqi: Kryeministri ka përfunduar me kompromis që në qendër ka Asociacionin

“Për mua është vërtet e vështirë ta arsyetoj dhe ta kuptoj që kryeministri i Kosovës ka pranuar që tash e tutje as të mos të kërkojmë njohjen de-jure nga Serbia dhe kjo e fundit rrjedhimisht lirohet nga çfarëdo detyrimi ndaj Kosovës dhe bashkësisë ndërkombëtare për ta njohur pavarësinë tonë. Nga situata e para dy viteve kur gjithë acetatët tanë flisnin për marrëveshje finale ligjërisht të obligueshme ndërkombëtarisht obligative me njohën e ndërsjellë në qendër kryeministri i Kosovës ka përfunduar në një kompromis tepër të rëndë të një marrëveshje të përkohshme që më se ka njohjen në qendër e ka Asociacionin ndoshta autonomin në qendër dhe me pranin e faktit që Serbia më nuk ka nevojë me na njohur si shtet”, tha ai.

Kreu i PDK-së u shpreh se neni 7 i dakordimit për marrëveshje më 27 shkurt në Bruksel është shumë problematik dhe rrezikon të sjell autonomi.

Krasniqi: Kryeministër nuk po të akuzoj për tradhti, por marrëveshja është e keqe

“Neni 7 është jashtëzakonisht problematik më shumë problematik se neni 10 që flet për Asoocionin është vërtet që Asociacioni është obligim i trashëguar dhe si i tillë do të kishte kuptim në kuadër të një marrëveshje finale me njohje të ndërsjellë. Nuk po e akuzojmë që e ka sjell kryeministri, i ka ndërruar fjalët për 100 sene ky edhe për këtë që ka ndërruar fjalë nuk është fundi i botës....Nuk po të akuzoj kryeministër që je t’u bë tradhti unë vetëm po them se është marrëveshja e keqe në këtë pikë...Ky nen 7 rrezikon me sjell një autonomi politike dhe substanciale.... Neni 7 është më problematik se sa që po thua nuk ka të bëjë vetëm me atë kornizë neni 11 është një pikëpyetje e madhe të shohim çka do të bëni për atë plan impelemtnimi për të cilin nuk jam aspak optimistë që mund të arrini ndonjë dakordësim, sepse besoj ju do të mundoheni me i mbrojtur interesat e Kosovës”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat