​Ambasadori Szunyog takon Rakiqin dhe Kabashiqin në veri

Aktuale

​Ambasadori Szunyog takon Rakiqin dhe Kabashiqin në veri

Më: 2 mars 2023 Në ora: 15:21
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka qëndruar sot paradite në veri të Mitrovicës.

Ai është parë këmbë përgjatë sheshit kryesor ‘Kral Petar’, duke hyrë më pas në selinë e ‘Listës serbe’ në veri të Mitrovicës.

Mësohet se aty është takuar me kryetarin e kësaj Liste, Goran Rakiq, me të cilin ka biseduar rreth situatës aktuale politike dhe të sigurisë në atë pjesë të vendit.

Burime  brenda takimit, kanë bërë të ditur se ambasadori Szunyog veç tjerash ka diskutuar edhe për mundësinë e kthimit në institucionet e Kosovës.

Sipas të njëjtave burime, Szunyog ka takuar paraprakisht edhe ish kryetarin e Gjykatës së Apelit në veri, Nikolla Kabashiq, me të cilin ka shqyrtuar mundësinë e kthimit të gjykatësve serbë dhe punëtorëve administrativë në pozitat e tyre.

Takimi me këtë të fundit është zhvilluar në Shtëpinë e Evropës në veri të Mitrovicës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat