Kurti në takim me bizniset turke, Kosova shënon ngritje të prodhimtarisë

Aktuale

Kurti në takim me bizniset turke, Kosova shënon ngritje të prodhimtarisë

Më: 2 mars 2023 Në ora: 11:43
Foto nga takimi

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar Kryetarin e Bordit Drejtues të Çalık Holding, Çalık, Kryetarin e Bordit Drejtues të kompanisë Limak, Özdemir dhe Drejtorin Ekzekutiv të KEDS-it, Dogan.

Në takimin ndërmjet tyre u diskutua për situatën energjetike në vend dhe raportin me KEDS-in në funksion të furnizimit të qëndrueshëm të qytetarëve me energji.

Kryeministri Kurti tha se Kosova është “një shtet ku po rriten prodhimtaria dhe eksportet, andaj po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme energjia për bizniset”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Ai gjithashtu theksoi se Kosova ka shënuar një ngritje prej 86% për vitin 2021 krahasuar me vitin  2020 në eksporte dhe 23% për vitin 2022 krahasuar me vitin 2021.

Megjithatë,  delegacioni turk  theksuan se kompanitë që drejtojnë janë në shërbim të shtetit të Kosovës dhe qëllimi i përbashkët është furnizimi i rregullt dhe distribuimi i qëndrueshëm i energjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat