Gëzim Kelmendi: Kisha Ortodokse nuk është veç serbe, siç thotë plani evropian

Aktuale

Gëzim Kelmendi: Kisha Ortodokse nuk është veç serbe, siç thotë plani evropian

Më: 1 mars 2023 Në ora: 11:51
Gëzim Kelemendi

Qasja e kryeministrit Albin Kurti në takimin e së hënës është e papranueshme për partinë jo parlamentare “Fjala”.

Kryetari i saj, Gëzim Kelemendi, në Sytë 7, tha se Kurti ka ndryshuar qëndrim rrënjësor nga të qenit në opozitë, e tani në pushtet.

Sipas tij, Kosova nuk duhet ta falë kurrë krimin që ka bërë Serbia. Madje, Kelmendi, tha se edhe Kurti kërkonte dikur që Serbia të kërkojë falje për gjenocidin e bërë e t’i kthej te pagjeturit në Kosovë.

Kelmendi,  tha se pika e 7 e planit evropian, është tejet e papranueshme, pasi aty Kisha Ortodokse, përcaktohet ekskluzivisht vetëm serbe.

Sipas tij, në Kosovë ka edhe ortodoksë nga përkatësi të tjera etnike, dhe jo vetëm serbe, andaj nuk duhet lejuar termi specifik Kisha Ortodokse Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat