Demhasaj: Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja de jure e Kosovës derisa të bëhet gati për të hyrë në BE

Aktuale

Demhasaj: Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja de jure e Kosovës derisa të bëhet gati për të hyrë në BE

Më: 28 shkurt 2023 Në ora: 21:41
Arton Demhasaj

Njohësi i proceseve politike, Arton Demhasaj, vlerëson se edhe nëse Serbia e njeh de jure Kosovën, kjo nuk mund të jetë garanci se Serbia nuk do ta sulmojë Kosovën.

Ai thotë se për këtë është shembulli i Ukrainës, e cila edhe pse është shtet i pavarur e i njohur nga Rusia, ajo u sulmua po nga ky shtet.

“Serbia ka marrëveshje edhe me NATO-n, disi është goxha e pamundur me prit që do të mund të ketë një situatë të tillë kur Serbia e sulmon Kosovën, përjashtimisht nëse konflikti në Ukrainë eskalon dhe zgjerohet atëherë gjithçka është e mundshme, atëherë është e mundshme edhe nëse jemi shtet dhe na njeh Serbia, nuk është e pamundshme me ndodh kjo”.

“Ideja e sulmit është që edhe po të ishim shtet ne, edhe në aspektin ndërkombëtar, pra edhe po të na kishte njohur Serbia si shtet, asnjëherë nuk mundemi të themi se jemi të sigurtë se jemi shtet dhe Serbia nuk na sulmon. Sepse ajo mundet me të sulmu edhe si shtet, njëjtë si Rusia qysh e sulmoi Ukrainën”, ka thënë Demhasaj.

Sipas Demhasajt Serbisë nuk do t’i kërkohet njohja de jure e Kosovës, deri në momentin kur do të bëhet gati për t’u bërë pjesë e Unionit Evropian.

“Dmth marrëveshja mund të shihet në aspektin praktik dhe juridik. Në aspektin praktik mund të themi me plot përgjegjësi se Serbia e ka njohur Kosovën, sepse në momentin kur t’i njeh diplomat, aty shkruan ‘Republika e Kosovës’. T’i njeh dokumentet e udhëtimit, vulat doganore, shkrun njëjtë. Në aspektin juridik s’e ka njoft. Dhe mandej kjo çështja që lidhet dhe thotë “Pa paragjykuar pikëpamjet ndryshe të palëve sidomos edhe për çështjen e statusit”, kjo ka një ndërlidhje me atë që Serbia në preambulë e ka Kosovën pjesë të saj. Pra ka njëfarë njohje, por jo në aspektin juridik. Ky proces mund të zgjasë me vite. Ndoshta deri në momentin kur Serbia afrohet me hy në Bashkimin Evropian, nuk mendoj që BE-ja ka me ia kërku Serbisë njohjen juridike të Kosovës. Në momentin kur vjen Serbia me hy në BE, nuk besoj që mund të kalojë derën, të hyjë brenda BE-së pa pasur edhe akt formalo-juridik të njohjes së pavarësisë së Kosovës”, ka deklaruar Demhasaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat