MPB: Situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet

Aktuale

MPB: Situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se situata e furnizimit me dokumente ka filluar të stabilizohet.

Kjo pas pranimit të kontingjentit të ri të dokumenteve blanko.

“Me qëllim të furnizimit me pasaporta dhe patentë shoferë për ata që janë në pritje si dhe aplikimet e reja, kjo ministri, përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil,  do të punojë me kapacitete të plota të prodhimit ditor dhe angazhimin e stafit edhe jashtë orarit të rregullt të punës.

“Ju njoftojmë se, qytetarët të cilët kanë aplikuar në muajin shtator dhe tetor  dhe ato urgjente, tashmë janë pajisur me dokumente, ndërsa do të vazhdojnë të pajisen me dokumente personale të gjithë ata qytetarë të cilët janë në pritje sipas renditjes, respektivisht datës së mëhershme të aplikimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat