Sizmiologu deklarohet për zhurmat e çuditshme që u dëgjuan në Prishtinë

Aktuale

Sizmiologu deklarohet për zhurmat e çuditshme që u dëgjuan në Prishtinë

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 13:27
Shemsi Mustafa

Disa zhurma të pazakontë dyshohet se janë dëgjuar të dielën në Prishtinë. Lidhur me këtë media ka kontaktuar sizmilogun Shemsi Mustafa, e i cili ka thënë se këto zhurma janë shkaktuar nga faktori njeri.

Tutje, Mustafa ka thënë se zhurmat e “çuditshme” që u dëgjuan në Prishtinë, nuk kanë lidhje teknonike.

“Ato zhurma nuk janëq kijuar nga ndonjë dridhje e tokës, dhe nuk kanë të bëjnë fare. Është një zhurmë që ka ndodhur nga faktori njeri.Ska lidhje tektonike”, ka thënë Mustafa.

Sipas videove dhe përshkrimeve të qytetarëve nëpër rrjete sociale, zhurma e çuditshme është dëgjuar 3-4 herë nga 30-40 sekonda, çdo 2-3 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat