Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës nesër dalin para Senatit të ShBA-së

Aktuale

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës nesër dalin para Senatit të ShBA-së

Më: 27 shkurt 2023 Në ora: 10:45
Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës

Përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginën e Preshevës nesër pritet të dalin para Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari në detyrë i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Rrugës për kryeqendrën botërore të demokracisë. ‘Congressional Briefing’ për Luginën e Preshevës organizuar nga zyrat e senatorëve Joni Ernst dhe Gary Peters”.

“Senatorët Ernst dhe Peters janë bashkëkryetarë të grupit kongresit për çështjet shqiptare të Senatit në SHBA. Një ngjarje e rëndësisë historike në nivel Senati për shqiptarët e Luginës”.

“Pas një angazhimi të madh me Ligën Qytetare Shqiptaro – Amerikane të kryesuar nga Joe and Shirley DioGuardi për të raportuar pozitën e vështirë të komuniteti shqiptar dhe diskriminimin sistematik para Senatit në këto momentet të jashtëzakonshme për zhvillimet politike”.

“Përfundimisht, pjesë e agjendës së Capitol Hill-it. Reciprocitet për barazi, barazi për paqe, paqe për prosperitet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat