Sherifi i Nismës: Erdhi dita që Jahjaga të kërkojë njohje reciproke e Kurti të kënaqet me njohjen de facto

Aktuale

Sherifi i Nismës: Erdhi dita që Jahjaga të kërkojë njohje reciproke e Kurti të kënaqet me njohjen de facto

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 19:33
Bilall Sherifi.

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, gjatë ditës së sotme ka njoftuar se është takuar me Zëvendësndihmësin e Sekretarit të Shtetit dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në lidhje me këtë takim, ka reaguar zyrtari i NISMA-s, Bilall Sherifi.

Sherifi thotë se erdhi dita që Jahjaga të kërkojë njohje reciproke në mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa Kurti të kënaqet e të mjaftohet vetëm me njohjen de facto.

“Kush do të kishte besu se do të vijë DITA që presidentja Atifete Jahjaga do të kërkojë marrëveshje me “Njohje Reciproke” në mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa Albin Kurti do të mjaftohet veç me “Njohje Defacto”, shkruan Sherifi në rrjetin e tij social Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat