Kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik të Sanxhakut i dërgon Kurtit letër falënderimi

Aktuale

Kryetari i Partisë së Veprimit Demokratik të Sanxhakut i dërgon Kurtit letër falënderimi

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 15:59
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar një letër falënderimi nga kryetari i Partisë për Veprim Demokratik të Sanxhakut, Sulejman Ugljanin, për ftesën që i është bërë për të marrë pjesë në seancën ceremoniale të Kuvendit të Republikës së Kosovës, paradën e Forcave të Armatosura dhe Policisë së Kosovës, me rastin e shënimit të 15-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Kryetari Ugljanin në këtë letër ka thënë se me këtë ftesë i është bërë nder dhe se ka qenë kënaqësi e madhe për të festuar këtë ditë të madhe për Kosovën me miqtë tanë të përbashkët nga e gjithë bota.

Në letrën e tij, Ugljanin tha se Republika e Kosovës është një shtet i ri, por modern, i bazuar në sundimin e ligjit, sigurinë juridike dhe barazinë para ligjit.

“Partia e Veprimit Demokratik e Sanxhakut shprehu dëshirën që të vazhdojë të ushqejë dhe përmirësojë lidhjet e ngushta ndërmjet popullit shqiptar dhe boshnjak, si dhe lidhjet midis Sanxhakut dhe Kosovës”, thuhet në letrën e Ugljanit drejtuar kryeministrit Kurti.

Në fillim të këtij muaji, kryeministri Kurti kishte mirëpritur në zyrën e tij delegacionin SDA Sanxhak, që kryesohej nga kryetari Dr. Sulejman Ugljanin, i shoqëruar nga kryetari i PVD, Shaip Kamberi dhe dy deputetët tjerë në Kuvendin e Serbisë, Enis Imamoviq dhe Selma Kuceviq.

Image
Letra e plotë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat