“Shokon” analisti: 10 deputetë janë të gatshëm me u largu nga Vetëvendosje, kam informata dhe emra

Aktuale

“Shokon” analisti: 10 deputetë janë të gatshëm me u largu nga Vetëvendosje, kam informata dhe emra

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 12:34
LVV

“Besoj që janë dhjetë që janë të gatshëm me u largu prej Lëvizjes Vetëvendosje, se kur ndodh kjo, a ndodh si Haki Abazi apo deri në fund të mandatit”, ka thënë gazetari Lavdim Hamidi.

Sipas tij, Haki Abazi e ka hapur derën e pakënaqësive brenda grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Këto komente të Hamidit kanë ardhur pasi Abazi është përjashtuar nga Komisioni për Punë të Jashtme.

Pas këtij veprimi nga ana e Grupit Parlamentar të LVV-së, Abazi ka dalë në konferencë, dhe ka shprehur dyshimet e tij për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Ai ka thënë se ekzistojnë video për këtë çështje, gjë për të cilën është ftuar nga Prokuroria në intervistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat