Sinani mirëpret vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve për vizitën e delegacionit të Luginës në Uashington

Aktuale

Sinani mirëpret vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve për vizitën e delegacionit të Luginës në Uashington

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 00:14
Ardita Sinani

Ardita Sinani, këshilltarja politike e kryeministrit, Albin Kurti ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e afro 40 mijë dollarëve për zyrtarët e Luginës që të realizojnë vizitën në Amerikë.

Sinani ka thënë se më këtë vendim dëshmohet vendosmëria e Kosovës për përfshirjen e Luginës së Preshevës në agjendën e bisedimeve për zgjidhjet e mëtejshme për Ballkanin Perëndimor.

Edhe një lajm i mirë për Luginën e Preshevës nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Në mbledhjen e sotme të Qeverisë, është miratuar ndarja e mjeteve për vizitën e delegacionit nga Lugina për në Senatin Amerikan.

Me këtë dëshmohet edhe një herë vendosmëria e Republikës së Kosovës, për përfshirjen e Luginës së Preshevës në agjendën e bisedimeve për zgjidhjet e mëtejshme për Ballkanin Perëndimor nën frymën dhe parimin e reciprocitetit të të drejtave për pakicat në dy shtetet.” – ka shkruar Sinani në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat