Pacolli: Kosovës deri sot i kam dhënë mbi 40 milionë euro për bamirësi

Aktuale

Pacolli: Kosovës deri sot i kam dhënë mbi 40 milionë euro për bamirësi

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 23:51
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së dhe biznismeni Behgjet Pacolli ka treguar se deri më tani, Kosovës i ka dhënë mbi 40 milionë euro për bamirësi.

Pacolli është shprehur se këtë e ka bërë pa asnjë përfitim.

“Fatura e familjes sime është mbi 40 milionë të investuara. Nuk e kam bërë për ndonjë  përfitim”, ka thënë ai.

Pacolli ka deklaruar se do të ndihmojë Qeverinë me aq sa mundet.

“Unë do të isha i gatshëm ta mbështes këtë Qeveri. Në mënyrë simbolike kam dhënë shenja. Kur e zgjat doren dhe ajo nuk respektohet, atëherë ti e tërhek atë”, kështu ka thënë Pacolli duke shtuar se nuk do të ndalet asnjëherë të lobojë për vendin, pasi sipas tij problemi më i madh është Kosova dhe jo Albin Kurti e as opozita.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat