​Kuvendi miraton tri marrëveshje nga Procesi i Berlinit

Aktuale

​Kuvendi miraton tri marrëveshje nga Procesi i Berlinit

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor. Kjo u bë me shumicë votash ku 82 deputetë votuan për këtë marrëveshje, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se lëvizja e lirë e qytetarëve është diçka që është synuar tash e sa kohë nga Kosova por edhe vendet fqinje siç është Bosnje Hercegovina.

Kurti: Prishtina dhe Sarajeva po krijojnë një urë të re institucionale dhe qytetare

Besoj që lëvizja e lirë e qytetarëve është ajo që është synuar moti nga qytetarët e Republikës sonë por edhe nga vende të tjera fqinje përfshirë kështu edhe Bosnje Hercegovinën me të cilën ne e dimë që kemi marrëdhënie të vështira, për shkak të vetos të Republikës Serbe atje. Mirëpo edhe kryeministri i Bosnje Hercegovinës apo kryetari i qeverisë siç është atje e i cili është nga komuniteti serb po ashtu nënshkroi në Berlin me datën 3 nëntor dhe kjo na bënë optimist që edhe në Bosnje dhe Hercegovinë do të mund të ratifikohet kjo marrëveshje duke kaluar si projektligj dhe të mendojë më në fund qarkullimin e qytetarëve nga Republika e Kosovës në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe anasjelltas vetëm me karta të identitetit. Në këtë mënyrë Prishtina dhe Sarajeva krijojnë një urë të re institucionale por sidomos qytetare e cila është pritur shumë moti”, ka thënë Kurti.

Kjo marrëveshje ka dalë nga Procesi i Berlinit dhe përveç saj Kuvendi i Kosovës ka miratuar edhe dy marrëveshje të tjera nga ky proces, atë për ratifikimin e marrëveshjes për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor si dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, stomatologëve dhe arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes së tregtisë së lirë të Evropës Qendrore.

Më 3 nëntor të vitit 2022 gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan tri marrëveshje që sipas kryeministrit Kurti përbëjnë bërthamën e tregut të përbashkët rajonal, që është synim kryesori i Procesit të Berlinit.

Në këtë seancë Kuvendi ka miratuar në parim i projektligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Ndërsa deputetët nuk e kanë miratuar rezolutën për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat